‘Gërdeci’/ Fatmir Mediu në GJKKO: Akuza të qëllimshme nga Prokuroria e kohës

‘Gërdeci’/ Fatmir Mediu në GJKKO: Akuza të qëllimshme nga Prokuroria e kohës

Fatmir Mediu TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme ka nisur procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për tragjedinë e Gërdecit. Mediu në seancë ka paraqitur kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.  Ish-ministri shprehet se procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Mediu është shprehur se do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin në të gjithë aspektin e vetë sepse nuk ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit. Sipas tij në postin e ministrit, nuk ishte përgjegjësia e tij për këto çështje, por i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak.  “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar...