Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Gratë jashtë tregut të punës, miliarda euro humbje për Kosovën
Shkalla e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në Kosovë mbetet vetëm rreth 25 për qind, duke i kushtuar vendit miliarda euro humbje ekonomike. Pjesëmarrja e grave në punë vazhdon të jetë e ulët në Kosovë. Kështu është thënë në një tryezë të organizuar nga Instituti Riinvest, ku temë diskutimi ishte, “Zhbllokimi i potencialit: Kostoja ekonomike e potencialit të pashfrytëzuar të grave”.Në prezantimin e këtij raporti u tha se ndër pengesat kryesore që ndikojnë në moskyçjen e grave në tregun e punës janë normat gjinore dhe stereotipet, përgjegjësitë e kujdesit, mangësitë gjinore të legjislacionit të punës dhe pjesëmarrja e ulët e grave në pozita vendimmarrëse.Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani ka hedhur në pah barrierat me të cilat përballen gratë në Kosovë.“Dokumenti i...