Sherri masiv në Rinas, Policia: Oficerët nuk donin të bënin kallëzim, çështja u mbyll

Sherri masiv në Rinas, Policia: Oficerët nuk donin të bënin kallëzim, çështja u mbyll

Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 16:01 Policia e Shtetit ka reaguar për videon virale të sherrit masiv në Rinas, duke thënë se konflikti ka ndodhur më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit. Sipas Policisë, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter. Sherri ndodhi për radhën në check-in, sipas policisë, për shkak se familjarët kishin edhe fëmijë të vegjël. Pas ngjarjes, kryefamiljari dhe anëtarët e tjerë u kërkuan falje punonjësve të policisë për ngjarjen. Edhe këta të fundit, nuk kanë dashur të bënin kallëzim dhe për këtë arsye çështja u mbyll. Ata i udhëzuan familjarët që të mos kryenin veprime të tilla dhe i lejuan të udhëtonin, për faktin se ishin edhe me fëmijë të...