Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Oferta nga Kryeministria: Erjola Doçi, fytyra e re e ministres “Diella”?
Aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, ishin të ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe”, ku ndanë detaje nga sezoni i ri i programit, por edhe sollën shumë të qeshura me rubrikën e njohur “Telefonata Kurth”. Këtë herë, “viktima” e telefonatës ishte moderatorja Erjola Doçi. Aktorja Albana Perhati, duke u shtirur si zyrtare e Kryeministrisë, i propozoi Erjolës të bëhej imazhi i ri i ministres së përfytyruar “Diella”, një figurë e krijuar me inteligjencë artificiale. “Jam shumë entuziaste që të jesh ti imazhi i ministres Diella”, i tha Albana, duke shtuar se kryeministri donte “një risi, nga veriu”. E befasuar, Erjola reagoi me emocione dhe tha se një ofertë të tillë do e pranonte vetëm...