Fëmija i përdhunimit u prezantua si vëlla/ Sekreti ‘i turpshëm’ i kinemasë italiane që Claudia Cardinale e mbajti të fshehur për 9 vite

Fëmija i përdhunimit u prezantua si vëlla/ Sekreti ‘i turpshëm’ i kinemasë italiane që Claudia Cardinale e mbajti të fshehur për 9 vite

Në historinë e kinemasë europiane ka yje që shkëlqejnë në ekran dhe pastaj zhduken sapo fiket projektori. Claudia Cardinale nuk ishte e tillë. Ajo me zë të ngrohtë e sy shprehës, jo vetëm u bë ikonë e filmave të viteve gjashtëdhjetë, por mbajti për vite një të vërtetë të rëndë familjare, që sot e lexojmë si fenomen shoqëror: një shtatzëni nga përdhunimi, një djalë i lindur në fshehtësi, një sistem kinemaje e morali publik që e detyroi ta prezantonte si vëlla. Si shumë gra të kohës, ajo zgjodhi të mbijetonte brenda rregullave mizore të famës, por jo të heshtte përgjithmonë. Sekreti që e përndoqi Cardinale u lind në Tunis më 1938 në një familje me prejardhje siciliane. Pasi fitoi konkursin “Vajza më e bukur italiane...