Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Ristani del me nxitim, çfarë ndodhi në takimin e Ramës me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës
Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në mesditë një takim në Kryeministri me nënkryetarët e bashkisë dhe Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet që pritet të mbahen në Tiranë. Raportohet se nënkryetarja Anuela Ristani ka dalë më herët, duke ecur me nxitim drejt makinës së saj, ndërsa Manastirliu dhe pjesëmarrës të tjerë dolën më vonë, pas përfundimit të diskutimeve. Në orën 18:00, kryeministri pritet të mbledhë gjithashtu ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.