Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Merret i pandehur nga SPAK kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai. Ja akuzat mbi të
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Ersekës, Erion Isai. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se, Isai është marrë i pandehur për “shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike“. Më 15 janar të këtij viti, Isai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme. I pyetur nga gazetarët e pranishëm se për çfarë ishte thirrur në SPAK, Isai teksa kalonte derën u përgjigj: “Kur të dal, s’e di”. Pasi doli nga SPAK, Isai tha se para prokurorëve dha sqarime shtesë në lidhje me çështjen që po hetohet për vitin 2023. Por, asokohe u mësua se ndaj tij rëndon një tjetër kallëzim për pabarazi në tendera, shpërdorim detyre dhe korrupsion, i bërë nga avokati Esmerald Xhafa. Më konkretisht, hetimi lidhej me tenderin për “rikonstruksionin...