Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U raportua për pengmarrjen e një të riu, reagon policia e Sarandës: Ishte mosmarrëveshje
Një person raportohet se është rrëmbyer mesditën e kësaj të mërkure në Qafë Gjashtë të Sarandës. Dyshohet të jetë rrëmbyer shtetasi me iniciale F. M, për larje hesapesh. Lidhur me ngjarjen reagoi policia e Sarandës, e cila thotë se 19-vjeçari ndodhet në komisariat, ku po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Vijon puna për sqarimin...