Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë

Nxënësi sulmon me thikë mësuesin gjatë orës së mësimit në Francë

Një mësues muzike në një shkollë fillore në lindje të Francës u godit me thikë në fytyrë sot gjatë orës së mësimit dhe ndodhet në gjendje kritike, raporton BFM TV. Sulmi ndodhi në shkollën “Robert Schumann” në Benfeld, jo shumë larg Strasburgut. Mësuesi 66 vjeç, viktima e sulmit, u shtrua në spital dhe është në gjendje kritike. Sipas BFMTV, sulmuesi është një nxënës 14-vjeçar dhe u arrestua menjëherë pas sulmit. Xhandarmëria njoftoi se sulmuesi u përpoq të arratisej dhe se e kishte qëlluar edhe veten me thikw gjatë arrestimit . I riu u transferua me helikopter në një spital lokal dhe është në gjendje kritike, mësoi BFM TV nga një burim pranë hetimit. Sipas raportimeve, i dyshuari është një nxënës i cili ishte vendosur në një shtëpi...