Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Banorët po e blejnë ujin me lekë, UK: Kanë rënë prurjet
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 14:59 Thatësira që po vijon edhe gjatë muajit shtator po zgjat problematikën e banorëve të qytetit të Kukësit, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Banorët e kateve të larta të pallateve, prej muajsh vuajnë mungesën e ujit, duke u detyruar të blejnë ujë për të mbushur depozitat e tyre. Qytetarët që jetojnë në katet e ulëta ankohen se furnizim është i pamjaftueshëm për nevojat e familjes. Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kukësit shprehen se rënia e prurjeve të burimeve të Lojmës dhe Kolosjanit si dhe shpërdorimi i ujit për vaditje nga fshatra për rreth qytetit shikohen si shkaktarët e kësaj situate.