Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkarkimi i Veliajt në duart e qeverisë, pritet vendimi i Këshillit të Ministrave
Erion Veliaj TIRANË-Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vulosë vendimin e shkarkimit të Veliajt. Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblodhi 3 kërkesat e PS, PD dhe këshilltarit Endri Shabani për shkarkimin e Erion Veliajt dhe i votoi me 50 vota pro si një e vetme. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të...