Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafik droge në 3 shtete, arrestohet në Fier koordinatori i organizatës kriminale
Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar Fingerprint, në bashkëpunim me Drejtorinë e Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrën e Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri. Operacioni, i cili është zhvilluar paralelisht në Shqipëri dhe Itali, kishte për qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane të pjesëtarëve të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021. Këtë të mërkure, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e E. H. alias E. H., 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për koordinimin e veprimtarisë kriminale të organizatës. Gjykata e Firenzes ka lëshuar 12 urdhra arresti në kuadër të operacionit Fingerprint, nga të...