Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Jemi gati të veprojmë”, Britania mbështet Trumpin për rrëzimin e avionëve rusë mbi territorin e NATO-s
“Britania është gati të veprojë!”. Kështu deklaroi Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper pak orë pasi Donald Trump mbështeti idenë e rrëzimit të avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore të NATO-s. Fjalët e forta nga Trump dhe Londra zyrtare vijnë pas një shkeljeje të hapësirës ajrore të Estonisë nga dy avionë luftarakë rusë MiG-31, të cilët qëndruan në ajër përreth Talinit për më shumë se 10 minuta. Ministrja e Jashtme britanike dënoi Moskën për shkeljet që i cilësoi “provokuese dhe të pamatura”, gjatë një fjalimi në OKB. “Siguria e Ukrainës është siguria jonë, dhe të gjithë ne varemi nga respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara. Veprimet e Rusisë synojnë të minojnë demokracinë, të mbjellin konflikt dhe të përhapin destabilitet përtej kufijve të Europës. Në javët...