Kërkuan të përballej me Këshillin Bashkiak, Alimehmeti zbulon për çfarë do ta pyesnin Veliajn

Kërkuan të përballej me Këshillin Bashkiak, Alimehmeti zbulon për çfarë do ta pyesnin Veliajn

Këshilltari i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti zbuloi në “Puls” me Bruna Çifligun, në A2 CNN, arsyet pse opozita kërkoi me ngulm që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhjen ku u votua për shkarkimin e tij si kryebashkiak. Sipas tij, Veliaj duhej dëgjuar për të gjitha skandalet me abuzimet e fondeve publike që kanë ndodhur gjatë kohës që ai ka drejtuar bashkinë e kryeqytetit. “Ne ishim për ta dëgjuar. Ja u them unë pse. Sepse ai kurrë nuk i dha përgjigje pyetjeve tona. Ku shkuan fondet e qytetit, ku shkoi inceneratori që s’ekziston fare, ku shkoi ‘5D’? Ne kemi detyrën ta vëmë përpara përgjegjësisë dhe të bëjmë pyetjet. Nëse ai s’do të përgjigjet dhe kishte okazionin e fundit të përgjigjej para...