Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pse kemi ende nevojë për filozofinë?
Sot jemi të “përmbytur” me informacione. Hapim celularin dhe e mësojmë se çfarë është duke ndodhur në Dubai. Si do të jetë moti pas 2 orësh, si po rritet popullsia kineze, dhe sa larg është asteroidi i fundit që do të godasë tokën. Teknologjia na gënjen të besojmë se jemi të gjithëdijshëm. Jo vetëm kaq: ajo i jep përgjigje brenda pak sekondash çdo lloj pyetjeje praktike. Ku mund të hash picën më të mirë në Napoli? Ku ndodhet farmacia më e afërt? Fuqia e algoritmeve na bën të besojmë se nuk kemi më nevojë për filozofinë. Por kjo është e gabuar. “Sigurisht, aplikacioni Siri mund t’iu çojë në picerinë më të mirë italiane, por vetëm Epikuri mund t’ju mësojë se si ta shijoni vërtet atë”....