Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

Kush janë 28 gratë që u ndoqën nga Sigurimi/U arrestuan, torturuan, vdiqën…

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka kujtuar, kohë më parë, disa prej grave që u përndoqën nga Sigurimi i Shtetit, u arrestuan, torturuan, vdiqën në burgje dhe u pushkatuan. Ja disa prej tyre: Marie Tuçi- Lindur në Mirditë (Orosh). Kryen studimet në shkollën e Motrave Stigmatiane Shkodër. Ka punuar për vite me radhë në arsim. Arrestohet në ngjarjet e vitit 1949 në Mirditë. Torturohet në hetuesi dhe vdes nga torturat në vitin 1950. Marta Doda–Lindur në Austri 1884, mbesë e princit Preng Bib Doda. Në 1912 krijon në Shkodër “Shoqatën e Gruas Shqipëtare”. Arrestohet në vitin 1947 dhe dënohet me 12 vjet burg. Kundërshtare e vendosur e diktaturës. Lirohet në vitin 1954 në agoni të jetës së saj. Hava Golemi– Lindur në Golem më...