Traktati – Kremlini: Me propozimin e ri START, Putini po i ‘zgjat dorën’ SHBA-së

Traktati – Kremlini: Me propozimin e ri START, Putini po i ‘zgjat dorën’ SHBA-së

Presidenti rus Vladimir Putin po ia “zgjat dorën” SHBA-së me propozimin e tij mbi të ardhmen e Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START), tha zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov në një intervistë me radion RBC. "Kjo është një çështje shumë komplekse. Në këtë rast, sigurisht, Presidenti Putin po e shtrin dorën. Por ekziston një rezervë e rëndësishme: të gjitha propozimet tona, vullneti i mirë politik i Putinit, do të mbeten të zbatueshme vetëm nëse Uashingtoni merr një qëndrim përkatës", vuri në dukje ai. I pyetur nëse Moska kishte marrë ndonjë përgjigje nga Uashingtoni, Peskov vuri në dukje me ironi se "me sa duket, Vladimir Zelensky thjesht nuk i dha Presidentit Donald Trump një shans për të formuluar një qëndrim në përgjigje të kësaj iniciative...