Raporti, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Raporti, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Shqipëria renditet një nga vendet që ka parë rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024, sipas raportit “Deloitte Property Index 2025”, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë.Çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%) me këtë të fundit që u ndikua nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.Në total, nëntë vende regjistruan rritje mbi 10%, duke nënvizuar presionet e vazhdueshme të kërkesës dhe uljen e përballueshmërisë së banesave në shumë pjesë të kontinentit. (Bosnjë-Hercegovinën dhe Izraelin (të dyja +12.7%); Hungarinë (+11.9%); Kroacinë dhe Rumaninë (të dyja +11.5%); Italinë (+11.2%); Greqinë (+10.2%). Në...