Dom Gjergj Meta: Përkufizim gjithëpërfshirës mbi projektligjin për barazinë gjinore

Dom Gjergj Meta: Përkufizim gjithëpërfshirës mbi projektligjin për barazinë gjinore

Nga Dom Gjergj Meta “Përkufizim gjithpërfshirës” i gjinisë në p/ligjin për barazinë gjinore është një kontradiktë termash. Fjala “përkufizim” do të thotë me qartësu kufijtë, me vendos gurin e kufirit, me dallu qartë. Gjithërfshirja, në rastin e përkfuzimit, asgjeson kufirin, është si idealizmi i Schelling–ut që sipas Hegel-it i ngjan një nate ku lopët janë të gjitha të zeza e nuk arrin t’i dallosh. Ka burrë dhe grua, mashkull dhe femër, nanë dhe babë, djalë dhe vajzë. Barazia, si një vlerë e shoqërive demokratike, mosdiskriminimi dhe përfshirja sociale e dy gjinive pasqyrojnë dinjitetin e barabartë të burrit dhe të gruas para Zotit e para ligjit, por nuk mund të jenë shkas për të ideologjizuar mendjet dhe ligjet. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë evropian (lexo...