Asgjësohen 1723 bimë kanabis, arrestohen babë e bir, procedohen 6 kryepleq

Asgjësohen 1723 bimë kanabis, arrestohen babë e bir, procedohen 6 kryepleq

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi dyshohen se kultivuan 165 bimë narkotike, në fshatin Vukpalaj në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim. Bëhet fjalë për 64-vjeçarin Paulin Dekaj dhe djalin e tij Briken Dekaj. Policia njofton se ka nisur hetimet për shpërdorim detyre edhe për 6 kryetarë fshatrash. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. “Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve: në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të...