Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohen 1723 bimë kanabis në 6 njësi administrative në Shkodër, arrestohen babë e bir
Një sasi prej 1723 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar nga policia në 6 njësi administrative të Shkodrës. Në lidhje me këto kontrolle të policisë, të koduara “Koordinata”, u arrestuan babë e bir dhe janë vendosur nën hetim 6 kryetarë fshatrash. Kështu, nën hetim janë vënë kryetarët e fshatrave Plan, Kir, Palaj, Pecaj, Nenmavriq dhe Gimaj. Ndërsa babë e bir, P. D. 64 vjeç, dhe B. D. 32 vjeç, u arrestuan pasi në fshatin Hot, në kufi me tokën që kishin në përdorim, u gjetën 165 bimë kanabisi që dyshohet se janë kultivuar prej tyre. Njoftimi i Policisë së Shkodrës: Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë...