Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas Macronit, edhe Erdogani “viktimë” e eskortës së Trump, por presidenti turk reagoi ndryshe
Një situatë e pazakontë ndodhi në Nju Jork gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku masa të rrepta sigurie për lëvizjen e eskortës së Presidentit amerikan Donald Trump shkaktuan bllokim të përkohshëm të qarkullimit, duke i lënë disa liderë botërorë të presin në rrugë. Pas presidentit francez Emmanuel Macron, këtë herë në “kurthin” e masave të sigurisë ra edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili u detyrua të qëndronte në këmbë për disa minuta, në pritje që të përfundonte kalimi i eskortës së Trump. Ndryshe nga Macron, i cili e kaloi situatën me sportivitet dhe madje bëri edhe një telefonatë plot humor presidentit amerikan, Erdogan nuk e fshehu pakënaqësinë e tij. Pamjet tregojnë presidentin turk të tensionuar dhe të qartë në...