Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Incidenti i radhës i lidhur me Rusinë/ Avioni i ministres spanjolle pëson defekt në GPS gjatë fluturimit pranë Kaliningradit
Avion ushtarak spanjoll A330 me ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles, në bord, pësoi një defekt në sistemin e GPS-it ndërsa fluturonte pranë enklavës ruse të Kaliningradit, gjatë udhëtimit për në Lituani. Ministrja udhëtonte për një takim me homologen lituaneze, Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës. Zyrtarët thanë se incidente të tilla me GPS-in janë të zakonshme pranë Kaliningradit, si për avionët civilë, ashtu edhe për ata ushtarakë, ndërkohë që Ministria Spanjolle e Mbrojtjes raportoi se javën e kaluar forcat spanjolle kishin kapur tetë avionë rusë mbi Detin Baltik. Ngjarja vjen pas ndërhyrjeve të ngjashme, përfshirë atë në gusht, kur një avion me Presidenten e Komisionit Evropian,...