Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë për t’i dhënë drejtim punëve në Bashkinë e Tiranës. Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, lideri i socialistëve ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë. Burimet bëjnë të ditur se paraditen e sotme, teksa vëmendja e mediave ishte në Kuvend, Rama ka thirrur në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu. Ndërkohë Top Channel mëson se në agjendë për sot është parashikuar edhe një tjetër takim në orën 18:00 me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet në kryeqytet. Ndërkohë që socialistët kanë nisur punën...