Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

Faza III Tiranë-Durrës, ALB-BUILDING shpallet fituese me ofertën 20 mln euro

Përfundon procedura e prokurimit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës faza e tretë e punimeve në lotin e parë, një nga projektet infrastrukturore më të rëndësishme në vend. Nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në pozicionin e autoriteti kontraktor, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe analizës së thelluar të ofertave të paraqitura, janë skualifikuar shtatë oferta, ndërsa është shpallur fitues kompania “ALB-BUILDING” sh.p.k me ofertën 1,97 miliardë lekë (pa TVSH) apo rreth 20 mln euro.Hapja e procedurave të tenderimit për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës u njoftuan më 30 Korrik 2025 dhe 3 shtator 2025 ishte përcaktuar afati i fundit për dorëzimin e ofertës. Fondi limit i tenderit të shpallur ishte me vlerë 2,4 miliardë lekë (pa TVSH) apo 25,6 milionë euro. Afati për zbatimin e kontratës...