Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arabia Saudite projekte miliardëshe për rritje ekonomike. “Boom” zhvillimi apo rritje e pabarazisë?
Nga Andrew England dhe Ahmed Al Omran, Financial Times Kur Abdulrahmani përfundon shërbimin ndaj klientëve në një kafene moderne në Abha, ai shpesh ngjitet në motorin e tij dhe shkon drejt ajrit më të freskët të maleve. Autostradat që dalin nga qyteti jugor saudit, kryeqyteti i provincës Aseer, janë ëndërr për motoristët, teksa përkulen në mënyrë dramatike drejt pikës më të lartë të mbretërisë dhe ofrojnë pamje të jashtëzakonshme përtej vargmalit Soudah. Shpatet e saj janë të mbuluara me pyje me pemë dhe janë shtëpi për grupe babunësh. Përtej tyre ndodhet Rijal Almaa, një fshat i qetë 900-vjeçar me shtëpi prej guri në ngjyrë panxhari. Por për dy vitet e fundit, pamjet nga Soudah janë prishur nga gardhe të larta çeliku me rrjetë, që shtrihen...