Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit
Një avion ushtarak spanjoll që mbante në bord Ministren e Mbrojtjes Margarita Robles pësoi një defekt në sistemin e GPS-it të mërkurën në mëngjes, teksa fluturonte pranë enklavës së Kaliningradit, të kontrolluar nga Rusia, në detin Balltik. Avioni me ministren Robles ishte duke fluturuar drejt Lituanisë në momentin kur hasi defektin. Përveç Robles, avioni transportonte të afërm të pilotëve spanjollë që ishin pjesë e misionit të ri të mbrojtjes ajrore të NATO-s në krahun e saj lindor, i nisur më parë gjatë këtij muaji. Kontingjenti spanjoll, i njohur si misioni Vilkas që do të thotë ujk në lituanisht, javën e kaluar interceptoi tetë avionë rusë që operonin mbi Detin Baltik. Robles do të zhvillonte një takim dypalësh me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene gjatë...