Ndizet beteja për Tiranën! Rama mbledh nënkryetarët, Ristanin dhe Manastirliun (Lëvizja e fundit e Veliajt)

Ndizet beteja për Tiranën! Rama mbledh nënkryetarët, Ristanin dhe Manastirliun (Lëvizja e fundit e Veliajt)

Pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, po zhvillon që prej orës 11:00 një takim me katër nënkryetarët e bashkisë më të madhe në vend dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani. Në takim, siç raporton gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, po merr pjesë edhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, që është njëherësh kandidate zyrtare për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën. Nuk dihet me saktësi se për çfarë po flitet, por mendohet se organizimi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë tema kryesore. Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i është dorëzuar Prefektit të Tiranës, i cili siç bën me dije Zotka, e ka miratuar zyrtarisht procedurën....