Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Europa League/ Përleshje të dhunshme në Nice, arrestohen 102 tifozë të Romës! Sekuestrohen armë të ftohta
Të martën në mbrëmje në qendër të Nicës pati tension të madh, ku shpërthyen incidente që përfshinin tifozët e Romës në prag të ndeshjes së Europa League midis verdhekuqve dhe ekipit francez. Sipas L’Equipe, 102 persona “në posedim të armëve” u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim. Gazeta citoi burime nga policia e Alpes-Maritimes. Incidentet thuhet se ndodhën në qendër të ‘Sheshit Masséna’, në zemër të qytetit të Rivierës Franceze. Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, përleshja filloi pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nicës së vjetër. Disa nga të arrestuarit mbanin kapuça për të mos u njohur. Mbi 200 oficerë policie, përfshirë dy njësi të...