Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në bordin e anijes! Marinari 20-vjeçar u gjet i bllokuar në derën e garazhit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në anijen e pasagjerëve Blue Star Chios në Greqi. Një marinar 20-vjeçar, pjesëtar i ekuipazhit, humbi jetën tragjikisht. Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, i riu mbeti i bllokuar në një derë rrëshqitëse të papërshkueshme nga uji në garazhin e anijes, duke pësuar lëndime të rënda. Ai u nxor menjëherë nga kolegët dhe iu dha ndihma e parë, duke e transportuar më pas drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte. Autoritetet kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa është informuar edhe prokuroria.