Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ U aksidentua gjatë punës në minierën e Bulqizës, humb jetën 50-vjeçari
Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë në Bulqizë. Një 50-vjeçar është aksidentuar gjatë punës në minierë. Fatkeqësisht 50-vjeçari, i identifikuar si Kujtim Dangri ka humbur jetën. “Rreth orës 11.30, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi K.D., rreth 50 vjeç, punonjës në këtë subjekt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv