Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori

Berisha për seancën e fundit parlamentare: Të hidhet në koshin e plehrave, një nga ngjarjet më të turpshme në histori

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvillua seanca parlamentare e kaluar, gjatë së cilës qeveria miratoi pa debat programin qeverisës. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të turpshme dhe më të paprecedenta në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. “Seanca e kaluar duhet të hidhet në koshin e plehrave. Ajo do të mbetet si procesverbali më i turpshëm në historinë e parlamentit shqiptar. Ky turp do të ndjekë ata që organizuan një seancë të pashembullt, pa debat, pa transparencë, vetëm për të mbuluar skandalin e 18 rasteve ‘Erion Veliaj’,” u shpreh Berisha. Sipas tij, zhvillimi i seancës në këtë formë përfaqëson një rekord negativ jo vetëm për Shqipërinë, por edhe...