Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U pushua padrejtësisht nga puna pas një postimi për Gazën, gazetarja shpërblehet me 150 mijë dollarë australianë
Gjykata Federale australiane ka urdhëruar Korporatën Australiane të Transmetimeve (ABC) të paguajë 150 mijë dollarë australianë si dëmshpërblim për shkarkimin e padrejtë të prezantueses Antoinette Lattouf, e cila u largua nga puna për një postim në rrjetet sociale mbi luftën në Gaza. Lattouf u angazhua për një periudhë njëjavore në programin “Mëngjeset” të “ABC Radio Sydney” në dhjetor 2023, por pas vetëm tre transmetimesh iu kërkua të largohej. ABC argumentoi në gjyq se gazetarja ishte udhëzuar të mos komentonte mbi luftën në rrjete sociale, por gjyqtari Darryl Rangiah konstatoi se një udhëzim i tillë nuk i ishte dhënë kurrë. Fillimisht, gazetarja u shpërblye me 70 mijë dollarë australianë, por gjykata vendosi të mërkurën një shumë shtesë, duke e çuar totalin në 150 mijë, vlerë që...