Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Presidenti Zelensky: Kthesa 180 gradë e Trump ndaj Ukrainës, ishte një surprizë!
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ishte i befasuar nga ndryshimi i qëndrimit të Presidentit Donald Trump, në lidhje me luftën e Rusisë me Ukrainën dhe se besonte se ai dhe zoti Trump kanë një "marrëdhënie më të mirë se më parë". Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News të martën në mbrëmje, pasi zoti Trump tha në një postim në rrjetet sociale në Truth Social, se ai tani besonte se Ukraina, me mbështetje financiare nga NATO dhe Bashkimi Evropian, mund të rifitonte të gjithë territorin që kishte humbur ndaj Rusisë. Ishte një koment që të bënte të mendosh se vetëm një muaj më parë, presidenti mbështeti një plan që Ukraina të hiqte dorë nga toka në këmbim të paqes. Z....