Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ekstradua nga Dubai për vrasjen e Gjin Ndojit, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin
DENIS BAJRI DHE GJIN NDOJ TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Denis Bajrit, për të lënë qelinë me një masë më të lehtë sigurie. Ai u ekstradua në Korrik të këtij viti nga Dubai, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Gjin Ndojit, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2020. Denis Bajri është vëllai i Erogen Vaso (Brajoviç), i cili i shpëtoi atentatit pak ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy personat që e shoqëronin. Denis Bajri u arrestua në Emiratet e Bashkuara më 27 shkurt 2024. Në momentin e ndalimit nga efektivët, 37-vjeçari u prezantua me mbiemrin e dytë, Denis Brajoviç. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit...