Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Opozitës iu hoq e drejta për të shprehur shqetësimet’, Spahia në Kuvend: S’mund të fshihemi pas kleçkave ligjore
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend janë për të diskutuar çështje të rëndësishme siç programi qeveritar që u kalua javën e kaluar dhe jo të merren me “kleçka” ligjore, duke iu referuar Diellës. “Doja të diskutonim për atë pseudo program të qeverisë dhe jo të mos kërkojnë kleçka ligjore ndërkohë që është një çështje thellësisht politike. Këtu jemi për të diskutuar për çështje siç është programi, rendi e siguria, shëndetësia që është shqetësim kryesor i qytetarëve, por që në mënyrë absurde po i hiqet opozitës shqiptare dhe fshehemi pas kleçkave për të hequr vëmendjen nga thelbi. “, tha Spahia.