“PD do t’i rikthehet ‘mosbindjes civile'”/ Nga kandidati për Tiranën te data e protestës, ja çfarë deklaroi Berisha

“PD do t’i rikthehet ‘mosbindjes civile'”/ Nga kandidati për Tiranën te data e protestës, ja çfarë deklaroi Berisha

sali berisha TIRANË- Kryetari i demokratëve, Sali Berisha, është ndalur në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentetit, pasi përfundimit të seancës plenare. Berisha ka deklaruar se pas një kohe relativisht të gjatë, PD do të rikthehet te protestat. Lideri demokrat shtoi se 'narko diktatura' siç ai e quan, nuk ikën më vota dhe protestat mund të jenë rruga e vetme, megjithatë nuk ka ende një datë se kur mund të rinisin.   “Narko-qeveria dhe programi i saj u votua në errësirë të plotë. Rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protestat kundër këtij grupi mafioz. Sapo ta kem datën, do ta komunikoj”, u shpreh Berisha pas daljes nga Kuvendi. Gjithashtu, Berisha nuk u shpëtoi pyetjes së gazetarëve në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë...