Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
NOTA/ Broja zhgënjen në Kupë, SofaScore e “ngel në klasë”, nota më e ulët (VIDEO)
EFL Cup ishte një shans i artë për Brojën, jo vetëm për të fituar minuta, por mbi të gjithë për të bindur trajnerin e Burnley, por për fat të keq, sulmuesi kuqezi jo vetëm që nuk bindi, por zhvilloi një ndeshje jo pozitive pavarësisht se zbriti në fushë si titullar ndaj Cardiff. Situata bëhet edhe më shqetësuese në një kohë kur ekipi i tij Burnley pësoi një eliminim të papritur 2-1 përballë një skuadre që militon në kategorinë e tretë angleze. Dukshëm, Broja nuk ishte në formë, kjo pasi kishte të paktën dy shanse të pastra për të realizuar, si në pjesën e parë, kur i vetëm përballë portierit nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e...