Avokati Daci: Shkarkimi i Veliajt në shkelje të ligjit dhe me prapavijë politike

Avokati Daci: Shkarkimi i Veliajt në shkelje të ligjit dhe me prapavijë politike

Shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ngjallur debat në emisionin e ri “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit, ku avokati Jordan Daci, i ftuar në një lidhje direkte, e cilësoi këtë akt si shkelje të ligjit dhe me motivacion të pastër politik. Sipas Daci-t, nuk plotësohen kërkesat ligjore për shkarkimin e Veliajt, pasi mungesa e tij është e justifikuar nga arrestimi, dhe jo nga vullneti i tij. “Mund të ishte dhe 3 muaj i sëmurë. Standardi kushtetues është i njëjtë për të gjithë dhe jo sipas madhësive të bashkive,” tha ai. “Mungesa e tij është e justifikuar dhe nuk është se ai po mungon nga dëshira. Mund të ishte dhe 3 muaj i sëmurë. Standardi kushtetues është i njëjtë për të gjithë...