I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg Denis Bajrin

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme. Brajoviq akuzohet se vrau Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e shënuar ne muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës. Denis Brajoviq ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky Ecc, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq.