Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të konstituuar komisionet parlamentare, me opozitën që pas rezistencës disa ditore ka dorëzuar emrat e saj për drejtuesit dhe nënkryetarët. Demokratët i dorëzuan emrat e anëtarëve të komisioneve të martën duke iu përgjigjur kështu thirrjeve të vazhdueshme të socialistëve për konstituimin e plotë të Kuvendit. Seanca e sotme nisi e qetë me demokratët që morën fjalë duke kërkuar përsëritjen e seancës ku u votua qeveria e re, e cila pa debat dhe me tensione u mbyll në vetëm 30 minuta. Deputeti i PD, Belind Këlliçi e cilësoi seancën e 18 shtatorit si njollë turpi për Kuvendin dhe Partinë Socialiste. Ai i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të rregullojë procesverbalin e seancës së kaluar plenare. “Nuk mund ta kaloni...