Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke iu përgjigjur kërkesave të disa deputetëve të opozitës për të marrë fjalën, tha se sipas nenit 44 të Rregullores, fjala në momente procedurale mund t’u jepet vetëm atyre deputetëve që kanë shprehur një mendim në seancën e kaluar dhe të cilëve nuk u është zbardhur siç duhet. Ai shtoi se në Konferencën e Kryetarëve është arritur konsensus për përbërjen e komisioneve parlamentare dhe për propozimet e opozitës. “Zoti kryetar i Kuvendit do të kërkoja nga ana juaj që deputetëve parafolës t’u kujtohet se janë në shkelje të hapur të rregullores së Kuvendit. Ky moment procedurial i seancës është i rregulluar nga rregullorja e Kuvendit. I hodha një sy me vëmendje procesverbalit nga seanca e kaluar dhe s’më rezulton se...