Tragjedi në bordin e anijes, humb jetën marinari 20-vjeçar, u gjet i bllokuar në derën e garazhit

Tragjedi në bordin e anijes, humb jetën marinari 20-vjeçar, u gjet i bllokuar në derën e garazhit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në anijen e pasagjerëve Blue Star Chios në Greqi, ku një marinar 20-vjeçar, pjesëtar i ekuipazhit, humbi jetën tragjikisht. Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, i riu mbeti i bllokuar në një derë rrëshqitëse të papërshkueshme nga uji në garazhin e anijes, duke pësuar lëndime të rënda. Ai u nxor menjëherë nga kolegët dhe iu dha ndihma e parë, duke e transportuar më pas drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte. Autoritetet kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa është informuar edhe prokuroria. Në një deklaratë zyrtare, kompania  shprehu tronditjen e saj për humbjen e marinarit dhe ngushëlloi familjen e tij. “Jemi të shokuar nga...