Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt

Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Në muajin gusht, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha  pyeti zyrtarisht SPAK-un: Lidhur me dosjen 277/ 1 ndaj ish funksionarit Arben Ahmetaj, perse nuk i keni mbyllur ende hetimet? Cilat janë arsyet e zgjatjejs se afateve? Dhe SPAK u përgjigj se përse nuk ka ende një vendim. “Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja”, ishte kjo përgjigjja e SPAK. Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia. Top Channel