Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryediplomati gjerman: Sanksionet e mëtejshme ndaj Izraelit, s’janë të nevojshme!
Sanksione të mëtejshme ndaj Izraelit "nuk janë të nevojshme", tha të mërkurën Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, ndërsa qëndrimi i Berlinit mbi luftën në Gaza vazhdon të ndryshojë nga ai i partnerëve të tij perëndimorë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka hartuar një paketë sanksionesh ndaj Izraelit, duke përfshirë ndërprerjen e koncesioneve tregtare dhe shënjestrimin e ministrave të ekstremit të djathtë, në përgjigje të operacionit të vazhdueshëm izraelit në Gaza. Kancelari Friedrich Merz synon të njoftojë qëndrimin e Gjermanisë mbi sanksionet, para një takimi informal të këshillit të BE-së në Kopenhagen më 1 tetor, pas konsultimeve brenda qeverisë së tij të koalicionit. "Do ta shqyrtojmë përsëri këtë javën tjetër, por për momentin besoj se kemi marrë masa efektive deri më tani...