Shkarkimi i Veliajt, Rama mbledhje urgjente në kryeministri

Shkarkimi i Veliajt, Rama mbledhje urgjente në kryeministri

edi rama dhe erion veliaj, foto arkiv TIRANË- Një ditë pas propozimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Tiranës, kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje me deputetët dhe ministrat pasditen e sotme. Të pranishëm në mbledhje pritet të jenë deputetët e qarkut të Tiranës, dhe një pjesë e ministrave, ku sipas burimeve do të konfirmohet mbështetja për Ogerta Manastirliun në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në Tiranë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa deri tani kryeministria nuk është shprehur ende për shkarkimin e Veliajt, pas propozimit të bërë nga këshilli bashkiak. Ishte vetë Rama, ai që njoftoi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, rreth 10 ditë më parë,...