PD e “gjen” një kandidat për Bashkinë e Tiranës

PD e “gjen” një kandidat për Bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i Këshilltarëve Demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka deklaruar se është i gatshëm të kandidojë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore nëse kjo do t’i propozohet nga opozita. Teliti u shpreh se kandidimi nuk është një sakrificë, por një detyrë që çdo pjesëtar i opozitës duhet ta marrë përsipër. “Patjetër që do të pranoj të kandidoj si kryetar. Për mua kjo nuk është sakrificë, është detyrë. Çdokush në politikë, deputet apo jo, këshilltar apo ekspert, duhet të jetë i gatshëm. Mua më intereson suksesi i opozitës,” u shpreh Teliti. I pyetur nga moderatori Endri Xhafo nëse duhet të ushtrohet presion mbi ndonjë kandidat për të marrë pjesë në garë, ai theksoi se presioni nuk është rruga e duhur: “Nuk...