Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova mund të ketë fatin e Palestinës, Vuçiç frikësohet nga vala e njohjeve, pse presidenti po drejtohet nga SHBA
Marsela SHYTIA Çështja e Kosovës, vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, situata në Republikën Serbe dhe sanksionet e SHBA-së ndaj NIS do të jenë temat kryesore të vizitës disaditore të Presidentit Aleksandër Vuçiç në Nju Jork, ku po zhvillohet seanca e 80-të jubilare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thonë analistët serbë për median “Blic”. Vuçiç po udhëton për në SHBA ku, ndër të tjera, do të takohet me Marco Rubio, Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, dhe gjithashtu ka njoftuar se do të kërkojë një takim me Scott Besant, Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, në lidhje me sanksionet e SHBA-së ndaj NIS. Frika e Serbisë Largimi i Vuçiçit për në Nju Jork u njoftua nga Marko Gjuriç, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili tha...