Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Miratohet lista e anëtarëve të komisioneve parlamentare, emrat i kalojnë Kuvendit për votim
Në drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. Çështja i kaloi për miratim seancës plenare, së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kështu, pritet që seanca e sotme plenare të diskutojë projektvendimet “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe projektvendimi “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Konferenca e Kryetarëve miratoi në fillim të javës...