Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Për të pestën herë, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn
Arben Ahmetaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë. Pas shtyrjes në muajin qershor, SPAK ka caktuar datën 23 dhjetor si afat për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kur pritet të kompletohet dosja për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh. Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet. Vonesa për kthim përgjigjeje e letërporosive që SPAK ka dërguar në Zivër është bërë shkak edhe këtë herë për pengesë në mbylljen e hetimeve për ish-numrin dy të qeverisë. Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij, Albina Mançka dhe...